Me pushime në Shqipëri, Trejsi në bikini nuk mund të ishte më e “nxhetë” (FOTO LAJM)

Modelja e njohur, Trejsi Sejdini, ka disa ditë që është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po bën pushime në Shqipëri.

Përmes postimeve në “Instagram”, bukuroshja ka zbuluar se ndodhet në jug të Shqipërisë duke shijuar rrezet e diellit dhe detin.

E sigurisht që nuk kanë munguar pozat e nxehta që ajo herë pas here ndan me ndjekësit e shumtë.

Trejsi ka postuar disa poza ku shfaqet me bikini dhe në njërën prej tyre ka vënë në pah të pasmet, duke “tërbuar” kështu fansat e saj.

E si gjithmonë fotografitë e Sejdinit kanë marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku fansat “çmenden” pas saj.


Shtuar 25.07.2020 08:28