Çfarë do ndodhi me të ardhmen e Muriqit? Igli Tare në hall me sulmuesin shqiptar

Lazio dhe Murriqi, një histori e destinuar për të zgjatur gjithë verën, ndoshta edhe përtej dritares së merkatos aktuale.

Sulmuesi i Kosovës i blerë për 20 milionë nga Frenerbahce, u huazua te Mallorca me të drejtën e blerjes për 12 milionë por në fund të këtij sezoni, klubi ishullor kërkon ulje çmimi nga Igli Tare dhe Claudio Lotito, në kërkim të dëshpëruar për të arkëtuar sa më shumë para në mënyrë që të zhbllokojnë merkaton e Lazios në hyrje.

Bazuar në bisedimet me klubin spanjoll që planifikon të bëjë blerjen më të shtrenjtë të historisë, Lazio nuk dëshiron të ulet poshtë 10 milionë eurove ndërsa Murriqi nuk është një lojtar që hyn në planet e trajnerit Sarri dhe si i tillë duhet të largohet me çdo kosto.

Në Lia Liga, Murriqi numëron 5 gola në 15 ndeshje dhe u shpall lojtari i muajit maj, ndërsa me Lazion ka edhe 3 vite në kontratë.

Te Mallorca, Murriqi rezuzuloi njeriu kyç i mbijetesës dhe ky fakt i bën drejtuesit e klubit ta dëshirojnë për më tej por shuma që bardhekaltërit kërkojnë po bëhet pengesa më e madhe. Ky është një udhëkryq i rrezikshëm për 28-vjeçarin.


Shtuar 15.06.2022 19:39

Tags: , ,