Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për raundin e dytë kualifikues të Conference League, ku kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre në këtë tur.
Vllaznia e cila mer pjesë direkt në turin e dytë të Conference League u vu përballë rumunëve të Universitatea Krajova.
Laçi në këtë tur do të përplasë “brirët” me çiftin fitues të Floriana-Petrokub.
Nëse Partizani ia del të kalojë në turin e dytë të Conferencë, të “Kuqtë” do të përballen me FCSB e Bukureshtit.
Kundërshtarët e tyre i mësuan edhe skuadrat kosovare të cila të nëse arrijnë të kalojnë turin e parë, ku Llapi përballet me fituesin e çftiti Breidablik-Santa Koloma.
Gjilani do të duelojë me gjigandët e Young Boys nëse arrijnë të kalojnë në turin e dytë të Conferencë, ndërsa Drita do të sfidohet me Antverp.
Në shortin që u hodh në Nyon, ishte dhe Tirana në vazot e shortit, pasi në rast eliminimi në turin e parë të Champions League, kalon në turneun e tretë për nga rëndësia në Europë, teksa do të përballet me -Zrinjski-Sherif Tiraspol.
Ballkani nesë dështon të kualifikohet në turin e dytë të Champions League, në raundin e dytë të Conferencë League do të duelojë me fituesin e çiftit La Fiorita-Inter D’Eskaldes.
Shkupi gjithashtu nëse skualifikohet nga Champions, goglat në turin e dytë të Conference League e vendosën përballë çiftit Tobol-Ferencvarosh. /h.ll/albeu.com