Sulmi me acid ndaj një gruaje në Durrës ndodhi si shenjë hakmarrje pas ndarjes. Pasi policia shpalli në kërkim 49-vjeçarin me inicialet Y.M, të tjera detaje dolën në dritë për ngjarjen e rëndë.
E gjithë ngjarja ndodhi në zonën e Plazhit. Ish-partneri, pas një konflikti e pas ndarjes me gruan parukiere, shkoi në biznesin e saj duke i hedhur substancë të dëmshme (acid) në trup.
Nuk dihet se si është gjendja aktuale e gruas, mirëpo policia ka nisur punën për kapjen e autorit, i cili është arratisur pas aktit të rëndë.