Procedohen penalisht 3 punonjës të komisariatit të Korçës nga Prokuroria e rrethit gjyqësor.
Shkak duket se është bërë një video e publikuar në Tik Tok ku bullizohej një shtetas në kohë pandemie i cili ishte shoqëruar në automjetin e policisë për masat kundër Covid- 19.
Sipas burimeve mësohet se i riu ka bërë kallëzim pranë Agjencisës së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ku ditën e sotme ka filluar edhe procedimi penal ndaj policëve.
Pritet njoftimi zyrtar nga ana e AMP dhe Prokurorisë Korçë./albeu.com