Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një mjet ka përplasur një motoçikletë dhe është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë policia bën me dije se drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është transportuar në Spitalin e Shkodrës.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në afërsi të Kishës, Velipojë, është përplasur një mjet me një motoçikletë, ku drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi A. Sh. 26 vjeç banues në Velipojë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit./albeu.com