Qëllimi kryesor i Rusisë në pushtimin e saj në Ukrainë është të mbrojë republikat e vetëshpallura popullore Donetsk dhe Luhansk, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Në përgjithësi, mbrojtja e republikave është qëllimi kryesor i operacionit special ushtarak”, tha ai, duke përdorur termin e Rusisë për konfliktin, të cilin ajo ka refuzuar ta quajë luftë apo pushtim.
Dy rajonet e shkëputura janë pushtuar nga separatistët pro-rusë që nga viti 2014, megjithëse pjesë të Luhanskut dhe Donetsk janë ende nën kontrollin e Ukrainës.
Fokusi kryesor i forcave ruse është tani në kapjen e pjesës tjetër të këtyre rajoneve./albeu.com