Mungon në 31-vjetorin e themelimit të PS, Meta shfaqet në SHBA

Presidenti Ilir Meta do të mungojë në festën për 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Kjo pasi ai ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti tregon se do të marrë pjesë në festimet e 110 vjetorit të themelimit të “Vatrës”.

“I lumtur të marr pjesë sot në festimet e 110 vjetorit të themelimit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, shkruan Meta.

POSTIMI I PLOTË:

Ndërsa në postimin e bërë ka ndarë edhe një foto me kreun e Federastës, Elmi Berisha.