“Nuk ka qenë e thjeshtë”, Bora Zemani flet për Donaldin: Ka pasur momente që mendoja për të gjatë emisionit

Moderatorja Bora Zemani ka folur për jetën e saj private si dhe për vëshitirësitë që ka kaluar. Gjatë një mini-interviste në Për-Puthen përballë opinionistit Arjan Konomi, ajo e cilësoi këtë vit si më të vështirin në aspektin personal

“Shumë probleme tona personale duhet t’i lëmë mënjanë dhe të vazhdojmë punën tonë në televizion. Për mua është shumë e rëndësishme puna megjithatë ndonjëherë më duhet të heq këtë vëmendjen maksimale ndaj punës vetëm për Arborin por për gjërat e tjera gjithmonë jam munduar të jem në fokusin kryesor tek puna ime. Pavarësisht se ky vit, nëse do bëja një dallim nga viti i shkuar, për mua nuk ka qenë edhe shumë i thjeshtë edhe personalisht, kam qenë shumë e ngarkuar. Edhe nga shëndeti fizik, në dhjetor për shembull erdha një ditë pasi isha operuar”– tha moderatorja.

Duke folur në lidhje me situatën që ka kaluar nga ndarja me aktorin Donald Veshaj, Zemani tha se edhe gjatë emisionit ka pasur momente që i janë kujtuar situata që kaloi.

“Edhe ka pasur… edhe ka pasur. Më duhet të përmendem në momente të caktuar por gjithmonë është ajo drita e kuqe që them ‘ku është dhe aty duhet të fokusohesh,” tha ajo.


Shtuar 10.06.2022 20:58