Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Urën-Vajgurore. Mësohet se mjeti tip benz fuoristradë, me targa AA 232 PR ka përplasur për vdekje 71-vjeçarin Agim Hajdari, teksa ky i fundit udhëtonte me biçikletë.
Dyshimet e para të policisë janë se automjeti ka qënë duke udhëtuar me shpjetësi por edhe biçikleta i ka prerë rrugën në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të saj.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 61-vjeçarin Avdulla Salillari dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë që i moshuari ka qendruar për disa minuta i pajetë në mes të rrugës, ndërsa pranë trupit shihet dhe një shishe qumështi, për të cilën duket se ka dalë nga shtëpia, për ta blerë.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.