Si rrallëherë, Arilena Ara ndan super foton nga jahti me motrat e saj (FOTO LAJM)

Si rrallëherë, Arilena Ara ka ndarë një foto me motrat e saj dhe duket se elegancën e paskan në gen.

Tre vajzat kanë pozuar mbi një jaht dhe menjëherë në pah bien format e tyre.

Duke qenë se Arilena tregohet mjaft e rezervuar për jetën private, kjo foto ka marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Kujtojmë se një nga marrëdhëniet për të cilat Arilena ka folur më shumë ka qenë ajo me babain e saj të ndjerë, i cili ka qenë mbështetja e saj më e madhe dhe fansi i saj më i zjarrtë.


Shtuar 21.07.2020 06:26