SPAK kërkon konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese

 

SPAK ka kërkuar konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja që ndodhet në Golem dhe është i regjistruar në emërtë vëllait të Dedjës.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se vëllai i Dedjes nuk kishte pasur mëndësi financiare për blerjen e tij dhe se apartamenti ka qenë në përdorim të ish-gjyqtarit të kushtetueses, të shkarkuar nga Vetingu.

Mes provave të SPAK, është edhe një dëshmi e punonjësit të kompleksit, i cili ka treguar se për vite me radhë apartamenti është përdorur nga Dedja dhe familja e tij, që shkonin atje në fundjava, në festa dhe gjatë verës.