Zviceranët u mposhtën nga Spanja 0-1.
Pablo Sarabia e shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 13-të.
Kjo ndeshje i ka takuar Grupit 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve.
Spanja është e dyta me pesë pikë në 3 ndeshje.
Zvicra është e fundit në grup dhe rrezikon rënien në Ligën B.
Me fitoren 2:0 kundër Republikës së Çekisë, Portugalia ka dalë edhe në krye të Grupit 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve.
Portugezët të enjten mbrëma në stadiumin “Jose Alvalade” në Lisbonë, triumfuan falë dy golave që u shënuan në pjesën e parë.
Joao Cancelo në minutën e 33-të realizoi gol të bukur nga afërsia, pas gjuajtjes shumë të fuqishme.
Pesë minuta më vonë realizoi edhe Goncalo Guedes që vulosi fitoren e vendësve.
Portugalia kryeson grupin me 7 pikë, dy më shumë se Spanja, tri më shumë se Republika e Çekisë dhe shtatë më shumë se Zvicra.