Një skenë tragjike është regjistruar në Francë me një 13-vjeçare të vrarë nga i dashuri i saj 14-vjeçar. Adoleshenti pas arrestimit ka rrëfyer se ka kryer krimin e tmerrshëm. Trupi i pajetë i 13-vjeçares u gjet mëngjesin e sotëm në fshatin Clesse, në Francën qendrore.
Sipas prokurorisë vendase, 14-vjeçari ka rrëfyer se ka goditur me thikë dhe ka vrarë të dashurën e tij mbrëmjen e së mërkurës drejt së enjtes. Vajza 13-vjeçare është gjetur e pajetë në një rrugë, afër shkollës fillore të fshatit, mëngjesin e sotëm.
14-vjeçari ka rrëfyer në polici se gjatë një takimi nate ka arritur ta godasë disa herë me thikë, veçanërisht në qafë. Prokurori Eric Zayet nuk tha se cili ishte motivi i të miturit. Policia beson se ai mund ta ketë vrarë sepse ajo donte të ndahej.