Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi foli për akuzat që po i bëhen “Ballkanit të Hapur” nga ana e opozitës. Ai theksoi se opozita po promovon mbylljen, në vend që të dalë në krahë të këtij projekti të madh. Sipas Peleshit Shqipëria dhe rajoni duhet të integrohen më parë me njëri-tjetrin, pastaj në Bashkimin Evropian.
“Dy fjalë për Ballkanin e Hapur, sensi i kritikës tuaj është i pakuptimtë, sepse ju thoni që Ballkani i Hapur kërcënon ekonominë shqiptare, ju promovoni tezën e mbylljes së tregut. Me pak fjalë ju jeni edhe kundër anëtarësimit në BE, se dhe në BE kur të anëtarësojmë me të drejta të plota, kur të jemi qytetarë të BE-së. Nëse je për perfeksionim, dil këtu dhe mbro perfeksionimin. Ashtu siç po promovojmë integrimin në BE, duhet të integrohemi edhe mes nesh në Ballkan. Ballkani i Hapur shenjat pozitive i ka dhënë që tani edhe me rritjen e eksporteve”, tha Peleshi në Kuvend./albeu.com