Është mbyllur në barazim 2-2 sfida mes Romës dhe Interit e vlefshme për javën e 34-t të Serisë A.
Plot 4 gola për 1 pikë, në një ndeshje me shumë emocione.
Të lidhura
None found
Ishin zikaltërit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të mbrojtësi De Vraj, ndërkohë që Spinacola barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë.
Ishte armeni Mkhitarjan ai që përmbysi gjithçka në minutën e 57-të, ndërkohë që Lukaku shpëtoi skuadrën nga humbja 3 minuta nga fundi duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.
