Guvernatori i Toskanës thirrje qeverisë shqiptare: Do bllokojmë fluturimet!

Guvernatori i rajonit të Toskanës në Itali, Enrico Rossi, ka shprehur shqetësimin për numrin në rritje të të infektuarve, e kur ato janë raste të ardhura nga Shqipëria.

Sa i takon fluturimeve me vendin tonë, ai thotë se qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të punojë me gjurmimin e rasteve, ose në të kundërt të bllokohen të gjitha udhëtimet.

Duke iu referuar mediave vendase, në këtë rajon ka pasur lëvizje sipas një marrëveshje me aeroportet atje. Por për të gjetur se kush ka zbarkuar tashmë javën e kaluar, Rossi kërkon të dhëna nga Ministria e Brendshme dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

“Nga gjashtëmbëdhjetë raste të reja sot, katërmbëdhjetë të infektuar janë konfirmuar si qytetarë që kthehen nga jashtë. 31 të infektuar në javën e fundit, nga të cilat 27 erdhën nga Shqipëria. Qeveria gjithashtu duhet të ndërhyjë: në veçanti Ministritë e Brendshme dhe të Shëndetësisë”, ka deklaruar guvernatori i Toskanës, Enrico Rossi.


Shtuar 19.07.2020 19:37