Po “fluturonin” në rrugë, 9 shoferëve i merret patenta (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme i është hequr patenta për shpejtësi tej normave të lejuara 9 personave, ndërsa për 12 të tjerë është marrë masa administrative.

Policia bën të ditur se ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve është bërë në aksin Sauk – Teg, prej orës 20:00 deri në 24:00, duke theskuar se shpejtësia varionte nga 152 km/h në 162 km/h, në një kohë kur fluksi i mjeteve në lëvizje është pothuaj i plotë.

Po ashtu policia i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të mos u bërë statistikë rrugore.

Njoftimi i plotë

Vijojnë kontrollet parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak të shpejtësisë së lartë dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve.

152 km/h – 162 km/h në aksin Sauk – Teg, prej orës 20:00 deri në 24:00, kur fluksi i mjeteve në lëvizje është pothuaj i plotë

Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar.

Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë, në 4 orë, janë konstatuar dhe pezulluar 9 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe janë marrë 12 masa administrative për shpjetësi, por pa masë plotësuese atë të tërheqjes së patentës

Shpejtësi që varionte deri në 162 km/h, rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Rruga është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj.

Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bëni statistike rrugore.

Familja ka nevoje për ju, patenta ju duhet, ajo është mjet jetik, mos ja dorëzoni policit por shfrytëzojeni për të mirën e vetes dhe familjes dhe këtë e arrini vetëm me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.


Shtuar 19.07.2020 06:53