Keqtrajtoi mizorisht qenin, policia shpall në kërkim të riun

Në puntatën e kaluar të emsionit “Piranjat” është shfaqur një video ku shihet se një person keqtrajtonte qenin e tij në mënyrë mizore.

Policia ka rënë në gjurmët e tij duke identifikuar edhe autorin i cili ishte një 20 vjeçar banues në Tiranë.

I riu me inicialet M.I është shpallur në kërkim për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Në lidhje me një video të postuar në emisionin investigativ “Piranjat”, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit që shfaqet në video.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit: – M. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./albeu.com