Gjykata e Lartë e cila pak ditë më parë u plotësua me anëtarin e 13, ka publikuar statistikat përsa i përket çështjeve të cilat ende kanë mbetur pa u trajtuar.
Bëhet me dije se deri në datën 31 maj të këtij viti ka qenë plot 34.806 çështje gjyqësore të cilat edne nuk janë gjykuar apo shqyrtuar.
Të lidhura
None found

Njoftimi i Plotë:
Të dhënat statistikore të paraqitura në tabelë, tregojnë se Gjykata e Lartë është duke bërë përpjekjet maksimale për uljen e backlogut. Deri më datë 31 maj 2022 janë 34,806 çështje gjyqësore në pritje për gjykim. Shifrat e 5 mujorit të parë të vitit 2022 tregojnë një të dhënë premtuese sa i takon reduktimit të çështjeve të mbarura.
Duke krahasuar të njëjtën periudhë të një viti më parë, në 2021 norma e evadimit të çështjeve ishte 127%, ndërsa për vitin 2022, gjatë 5 mujorit të parë është mbi 200%. (të regjistruara/të përfunduara)
Jemi të vetëdijshëm se numri i dosjeve që janë pritje për gjykim vazhdon të jetë sërish i lartë, por ritmi me të cilin po punojnë sot anëtarët e Gjykatës së Lartë është premtues dhe tregon qartë angazhimin maksimal të trupës për të shqyrtuar dhe ulur çështjet e mbartura. Në përkrahje të këtij angazhimi, Gjykata kërkon edhe mirëkuptimin e palëve në proces si formë besimi dhe mbështetje për aktivitetin e institucionit tonë.
