Pamjet e arrestimit të grabitësve të bankës, momenti kur polici nxjerr armën nga uji (VIDEO)

Janë publikuar pamjet e megaoperacionit policor të koduar “Syri i Sheganit”.

Gjatë këtij operacioni u prangosën tre nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 09.05.2022, në Koplik të Malësisë së Madhe.

Gjithashtu u zbulua një banesë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Në pamjet e publikuara nga policia shfaqet dhe momenti kur efektivi nxjerr nga uji armën kallashnikov që është përdorur gjatë grabitjes nga autorët.

Arma e zjarrit është gjetur gjatë kontrollit nga polumbarët e RENEA-s./albeu.com/