Qëlloi me thikë në gjoks të dashurin, si i shpëtoi këngëtarja e njohur burgut (FOTO LAJM)

Kantautorja australiane Keely Eggmolesse qëlloi me thikë në gjoks të dashurin e saj pas një debati të nxitur nga alkooli, por i ka shpëtuar burgut pasi gjykatësi tha se “marrdhënia e tyre ishte toksike”.

Incidenti ndodhi teksa ish-çifti ishin duke pirë në shtëpinë e tyre në Sunshine Coast, Australi. Dje në gjyq u tha se 24 vjeçarja kishte qëlluar partnerin e saj më 24 prill 2018.

Kur viktima kishte tentuar të largohej nga shtëpia, ajo ishte afruar drejt tij me thikë. Pas përkeqësimit të argumentit ajo ngriti thikën dhe e goditi në anën e majtë të kafazit të kraharorit duke i shkaktuar një plagë 1 cm të gjerë.

Eggmolesse pranoi dje akuzat e dhunës shtëpiake dhe prokurori Will Slack insistoi për një dënim dy vjet e gjysmë burg. Ai shtoi se krimi është në rrethana të përkeqësuara pasi përfshinte një armë fatale, por avokati i mbrojtjes Nathan Turner argumentoi se Eggmolesse ishte një person “me karakter të mirë” dhe tashmë klientja e tij e kishte ndryshuar jetën e saj.

Gjykatësi pranoi kërkesën e avokatit dhe uli dënimin e saj në 18 muaj burg të pezulluar. “Kjo duket se erdhi si pasojë e një marrdhënieje toksike, prandaj besoj se kjo sjellje nuk ka gjasa të përsëritet nga shkelësja”, tha gjykatësi.


Shtuar 17.07.2020 19:33