Një trup i pajetë është gjetur poshtë urës së Lanës në Tiranë.
Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.06.2022, në Rrugën e Elbasanit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes./albeu.com/