Komisioneri Shtetëror i KQZ, Ilirjan Celibashi ka reaguar pas deklaratës së kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi e cila shprehej se ka fituar zgjedhjet dhe merr 85-90 mandate.
“Ju bën thirrje subjekteve zgjedhore, që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi pasi askush nuk e di se kush i ka fituar këto zgjedhje. Duhet të presim që të numërohen fletët e votimit, për të kuptuar se kush është fituesi i zgjedhjeve të datës #25prill2021”, shprehet Celibashi.
Më tej ai shprehet se “Çdo deklarim pa nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit nuk do t’i shërbente qetësisë së nevojshme që duhet të shoqërojë procesin e numërimit të votave”.
Ndërkohë pritej ishte konferencë e kryedemokratit Lulzim Basha, por ai e ka shtyrë për 20 minuta. E kjo duket e ndikuar nga qëndrimi i mbajtur nga ambasadorja e Kim dhe më pas nga Celibashi.