Athina zyrtare flet për luftë: Turqia e di koston e madhe të angazhimit ushtarak me Greqinë

Teksa tensionet mes Greqisë e Turqisë janë në rritje e sipër, Greqia ka nisur të flasë për angazhim ushtarak me Turqinë në kuadër të tensioneve të shtuara në Mesdheun Lindor.

Ka qenë ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos, i cili ka deklaruar në një intervistë për mediat greke se “Turqia është e vetëdijshme për koston e madhe”, të çdo angazhimi ushtarak me Greqinë.

“Janë kapacitetet tona që frenojnë palën tjetër nga guximi për t’u angazhuar ushtarakisht, pasi ata e dinë koston e madhe që do të jenë të detyruar të paguajnë. Erdogan provokon përherë tensione sa herë ndihet i kërcënuar në punët e brendshme”, është shprehur ministri grek./albeu.com