Këngëtarja Ronela Hajati ka ndarë fotografi nga pjesëmarrja në Eurovision 2022.
Mëgjithëse u komentua shumë mbi veshjen, performancën, korografinë e saj pasi nuk u kualifikua në festivalin europian, këngëtarja sërish duket se ka kujtime të bukura nga kompeticioni.
Ronela është bërë nostalgjike dhe ka ndarë në rrjetet sociale disa foto që nuk i kishim parë më herët nga pjesëmarrja e saj.
Mes tyre ajo ka ndarë edhe një foto ku shihet në shtrat duke qarë. Tashmë Ronela ka lajmëruar se po punon me projekte të reja muzikore ndërkohë ka treguar se do sjellë një këngë në italisht.