U ekzekutua mëngjesin e sotëm në Shkodër, 68-vjeçari është xhaxhai i Behar dhe Enver Bajrit

Një tjetër atentat tronditi mëngjesin sotëm Shkodrën. 68-vjeçari Naim Bajri u ekzekutua duke pirë kafen e mëngjesit me të punësuarin e tij, Astrit Zeneli, ndërsa ky i fundit mbeti i plagosur.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”.

Bajri u qëllua nga një automjet tip “Benz” me breshëri automatiku, ndërsa 7 plumba i morën jetën në vend.

Fisi Bajri është mjaft i njohur në Shkodër. Saga e vrasjeve në këtë fis ka nisur vite më parë. 68-vjeçari që u vra sot ishte babai i Indrit Bajrit, i cili është ekzekutuar në vitin 2001.  Autorët e vrasjes ishin Xhabir Shega, Kujtim Barbullushi dhe Ilimir Hajdari.

Viktima ishte gjithashtu xhaxhai i Enver, Behar dhe Ilir Bajrit, emra të njohur për policinë. Pistat kryesore e policisë për atentatin e sotëm është ajo që lidhet me ngjarjet e rënda që kanë ndodhur gjatë 20 viteve të fundit në zonën e Shkodrës, në të cilat fisi i tij është përfshurë në konflikte të ndryshme./albeu.com