Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, do të qëndrojë të hënën dhe të martën në Beograd. Lavrov së bashku me shefin e tij, presidentin Putin janë në listën e sanksioneve të BE-së. Kryediplomati rus do të pritet në Serbi nga presidenti Aleksander Vuçiq dhe homologu i tij Selakoviq.
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka njoftuar në Twitter për vizitën e Lavrovit në Serbi dhe takimet që do të ketë ai.
“Më 6 dhe 7 qershor, Sergey Lavrov, do të jetë në një vizitë pune në Serbi. Ai do të takohet me presidentin Aleksander Vuçiq, ministrin e Jashtëm, Nikola Selakvoqi, kryetarin e Parlamentit Ivica Daçiq dhe patriarkun serb Porfirije’, thuhet në njoftim./express