Me goma që rrotullohen, kjo makinë mund të ecë në terrenet më të vështira

Dizajneri Connery Xu ka zbuluar ‘The Huntress’, një makinë koncept elektrike që duket sikur ka dalë nga një film aksion. Automjeti tërësisht i bardhë përmban një sistem të pavarur, që do të thotë se çdo rrotë mund të lëvizë në mënyrë autonome dhe në përputhje me terrenet e vështira.

Për më tepër, gjysma e trupit të makinës me dy vende është në gjendje të rrotullohet sipas kushteve të ndryshme. Pjesa e përparme përmban një disa fenerë që mund të rrotullohen horizontalisht. Ndërsa dritat rrotullohen, ato zbulojnë një grup tjetër fenerësh, për t’i siguruar shoferit shikueshmëri më të mirë.

Motori elektrik është vendosur në pjesën e pasme të makinës, me gomë rezervë mes dy rrotave të pasme. Edhe pse dizajneri nuk ka zbuluar ndonjë plan për të ndërtuar realisht makinën, tiparet intriguese kanë tërhequr vëmendjen e publikut.