Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që të gjithë vendet në botë, të rishohin edhe njëherë kapacitet e tyre ushtarake.
Askush nuk e dinte dhe nuk e kishte menduar se një shtet si Irani fsheh nëntokë një arsenal të frikshëm armësh.
Bëhet fjalë për një bunker gjigand mes malesh, ku është e pamundur ta vizitosh me këmbë, përvecse me mjete të posaçme.
Ushtria iraniane dhe disa detaje të bazës së saj sekrete nëntokësor. Televizoni shtetëror tha se 100 dronë po mbahen në zemër të maleve të Zagrosit, duke përfshirë Ababil-5, që janë të pajisur me raketa Qaem-9.
Irani i mbanë të fshehur dronët për të parandaluar armiqte e vendit të shkatërrojnë flotën e tij të madhe.
“Pa dyshim që dronët e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit janë më të fuqishmit në rajon”, tha komandanti i ushtrisë, gjeneralmajor Abdolrahim Mousavi.
“Aftësia jonë për të përmirësuar dronët është e pandalshme.”