Dorëzimi në lidhje me pronësinë e Milanit nga “Elliott” te “RedBird” tashmë është zyrtarizuar, kjo gjë është bërë e ditur në faqen zyrtare të klubit italian.
Këtë mëngjes, në zyrat e Milanit ishte Gerry Cardinale, pronari më i ri i Milanit i cili zyrtarizoi këtë marrëveshje. Transferimi i pronësisë së re do të përfundojë gjatë verës, pasi procedurat zgjasin pak kohë.
Marrëveshe e cila vlerëson klubin 1,2 miliardë euro, parashikon që “Elliott” do të mbajë një aksion financiar të pakicës së klubit, si deh përfaqësuesit e tij në Bordin e Drejtorëve, duke konsoliduar kështu një partneritet midis “RedBird” dhe “Elliott” që do të japin vazhdimësi për përparimin e bërë nën udhëzuesin e “Elliott” për katër vitet e fundit.
“Ne jemi të nderuar që jemi pjesë e historisë së shkëlqyer të Milanit dhe jemi të emocionuar nga perspektiva për të qenë në gjendje të shkruajmë një kapitull të ri së bashku. Ne synojmë ta shtyjmë sa më lartë Milanin, ky është objektivi ynë kryesor”, është shprehur pronari i ri i Milanit./ h.ll/albeu.com