Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur për ish-lojtarin e tij, Paulo Dybala.
Mesfushori 28-vjeçar ka mbetur pa skuadër, megjithatë Interi dhe Roma po e shohin me shumë intensitet për ta blerë.
Allegri tha se Dybala ishte joshur nga fakti se konsiderohej si Messi i ri dhe nuk mund të shkonte më tej në karrierën e tij.
“Paulo duhet të kthehet në vete, ka qenë një moment kur ai u rrëmbye nga fakti se ai ishte Messi i ri. Një lojtar nuk mund të imitojë ose të besojë se ai është dikush tjetër. Ai ka shumë për të dhënë sepse ka kualifikime të shkëlqyera teknike, luan në mënyrë hyjnore”. /albeu.com/