Forma e Leao mahnit klubet e mëdha, ekipi “big” nga Anglia interesohet për të

Për Rafael Leaon merkatoja e verës do të jetë me e nxehtë se kurrë më parë. 22-vjeçari është një nga pikat kyçe të Milanit, ku paraqitjet me kuqezinjtë kanë rënë në syrin e skuadrave të mëdha europiane.

Forma e treguar këtë sezon nga portugezi ka bërë që PSG, Real Madrid por tashmë edhe Manchester City të kërkojnë trasnferimet e tij.

Sipas “FootMercato”, klubi anglez po shqyrton mundësinë e transferimit e sulmuesit, të cilin e shohin si zëvendësues të Raheem Sterling, të cilit i skadon kontrata në vitin e ardhshëm.

Ndërsa nga ana tjetër Leao me Milanin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024, teksa do të jetë e vështirë që drejtuesit ta lënë të lirë “xhevahirin” e tyre. /h.ll/albeu.com


Shtuar 31.05.2022 10:00