Gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 4 persona si pasojë e Covid-19 mes tyre edhe një 49-vjeçare për të cilën Ministrja Ogerta Manastirliu këtë mëngjes postoi një foto të saj teksa fëmijët i kishin dërguar lule me rastin e ditëlindjes në pamundësi për ta parë.
Lajmin për gjendjen e saj të rëndë e cila luftonte me jetën, e bëri të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila publikonte dhe foton e 49-vjeçares së intubuar në spital.
Situata epidemike në vend vazhdon të rëndohet duke shënuar prej ditësh numër të lartë infektimesh ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 101 raste.
