Lukaku dëshiron të kthehet në Itali, dje drejtuesit e Interit takuan agjentin e belgut

Interi po studion mundësinë për të rikthyer në ItaliRomelu Lukaku.

Sipas asaj që ka mbledhur TMW, dje drejtuesit e Nerazzurrëve kanë takuar Federico Pastorellon, agjentin e qendërsulmuesit belg sot në Chelsea.

Burime të tjera raportonin një takim të planifikuar mes të njëjtit drejtues të Interit dhe avokatit të Lukakut, çështja tashmë është trajtuar në samitin e djeshëm.

Për momentin, synimi i zikaltërve është të kuptojnë nëse ka ndonjë kufi për ta rikthyer në Milano, pasi mësohet se lojtari është gati të shtyjë që kjo të ndodhë. /albeu.com/


Shtuar 26.05.2022 20:15