Reparti i mesfushës vazhdon të mbetet ai me më së shumti nevojë për t’u përforcuar tek Inter, gjithnjë sipas Antonio Conte.
‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Conte i ka bërë të ditur krerëve të klubit se dëshiron transferimin e N’Golo Kante.
Trajneri beson se lojtari ka edhe eksperiencën e duhur, pasi sipas tij, është pikërisht eksperienca ajo që po i mungon skuadrës.
Conte e sheh 29 vjeçarin si njeriun e duhur për mesfushën. Francezi nuk është më i paprekshëm në formacionin e Frank Lampard dhe mund të largohet drejt ‘Zikaltërve’.
Kante dhe Conte kanë punuar me njëri tjetrin edhe te Chelsea. Mesfushori ka luajtur 89 herë nën urdhrat e trajnerit italian.