“Tapë” në timon, Brozovic mbetet pa patentë

Mesfushori i skuadrës së Inter, Brozovic, ka thyer rregullat e komunikacionit, pasi është kapur duke vozitur i dehur.

‘Corriere della Sera’ shkruan se lojtarit i është konfiskuar patenta e shoferit.

Policia ka ndalur Brozovic derisa ky i fundit ishte me Rolls Royce-in e tij, në orët e hershme të së shtunës.

Lojtari ka kaluar me veturë nëpër dritën e kuqe të semaforit, afër një klubi nate në Milano.

Pasi iu ka nënshtruar alkool-testit, lojtari ka rezultaur të ketë qenë i dehur, duke bërë kështu që t’i merret patent shoferi.

Mbetet të shihet se si Antonio Conte, trajneri i Inter, do të reagojë pas këtyre lajmeve.


Shtuar 12.07.2020 09:16