Të shtëna me armë në një shkollë fillore në Teksas, 19 fëmijë dhe 2 të rritur të vdekur

19 fëmijë të vegjël dhe 2 të rritur kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në Teksasin jugor, raporton BBC.

18-vjeçari i armatosur hapi zjarr në shkollën fillore Robb në qytetin e Uvalde para se të vritej nga forcat e rendit, thanë zyrtarët.

Hetuesit thonë se i dyshuari ishte i armatosur me një pistoletë, një pushkë gjysmë automatike AR-15 dhe karikatorë me kapacitet të lartë.

Adoleshenti dyshohet se ka qëlluar gjyshen e tij në fillim të aktit makabër.

Mediat lokale raportojnë se ai mund të ketë qenë një nxënës i shkollës së mesme në zonë.

Shefi i Policisë së Distriktit të Pavarur të Shkollës Uvalde, Pete Arredondo tha se të shtënat filluan në orën 11:32 me orën lokale të së martës dhe se hetuesit besojnë se sulmuesi “veproi i vetëm gjatë këtij krimi të tmerrshëm”./albeu.com


Shtuar 25.05.2022 07:18