MEKSIKË/ Kartelet e drogës ekzekutojnë 10 muzikantë

10 muzikantë janë bërë “pre” e një sulmi të karteleve të drogës në Meksikë, duke mbetur të vdekur në vend.

Muzikantët e komunitetit indigjen Nahuas po ktheheshin nga një mbrëmje kur u sulmuan nga persona të armatosur në qytetin e Chilapas, në shtetin Guerrero. Viktimat janë të gjithë burra nga mosha 15-42 vjeç.

Karteli i drogës “Los Ardillos”, i cili herë pas here sulmon indigjenët në zonë, u akuzua për këtë sulm.

Guerrero është një nga shtetet më të dhunshme të Meksikës, ku bandat e drogës luftojnë për kontrollin e rrugëve të trafikimit drejt Paqësorit dhe pjesëve të tjera të vendit.


Shtuar 19.01.2020 13:14