Një përqindje shumë e vogël e njerëzve, janë të lindur me një vrimë të vogël mbi veshin e tyre.
Ata nuk janë aspak të çuditshëm, apo të “huaj”. Përkundrazi, ata janë një segment i vogël i popullsisë që janë të lindur me diçka të quajtur, “sinus preauricular”, që karakterizohet me gyp kongjenitale të dëgjuarit, apo siç është vrima si në foto.
Në Mbretërinë e Bashkuar, më pak se 1 për qind e njerëzve kanë diçka të tillë. Në SHBA, frekuenca është më e ulët dhe në Azi e në një pjesë të Afrikës, mund të ndikohet me katër në dhjetë për qind e njerëzve.
“Sinus preauricular” është teknikisht një defekt i trashëguar i lindjes, që është dokumentuar për herë të parë nga një shkencëtar i quajtur Van Heusinger në 1864.
Vrima e tillë nuk është asgjë për t’u shqetësuar, ajo mund të jetë e lidhur me disa gjëra të tjera, por nuk ka tendencë të shkaktojë probleme. Në disa raste vrima mund të infektohet por ajo mund të trajtohet me antibiotikë të lehtë.
