Cristiano Ronaldo theu rekordin e legjendës braziliane, Pele për më së shumti gola në ndeshje zyrtare.Portugezi realizoi hat-trick në fitoren ndaj Cagliarit, duke arritur në kuotën e 770 golave, tri më shumë se Pele, përcjellë lajmi.net.Së fundmi, Ronaldo ka shkruar për këtë rekord të thyer, derisa ka falënderuar të gjithë që i kanë ndihmuar të arrijë këtu.
“Javët e fundit kanë qenë të mbushura me lajme dhe statistika që me konsideronin mua si golashënuesi numër një në histori, duke tejkaluar Pele me 757 gola zyrtarë. Edhe pse jam falënderues për këtë njohje, është koha të shpjegojë pse nuk kam folur për këtë rekord deri në këtë moment”.
“Admirimi im i përjetshëm dhe i pakushtëzuar për Edson Arantes do Nascimento, si respekti që kam për futbollin e shekullit 20, duke marrë parasysh rezultatin e tij 767, duke supozuar 9 golat e tij për skuadrën e Sao Paulo, si për ekipin brazilian që njihen si gola zyrtarë”.
“Sonte, arrita në numrin e 770 golave zyrtarë në karrierën time si profesionistë, fjalët e mija të para janë drejtuar Peles. Nuk ka lojtarë në Botë që nuk është rritur duke dëgjuar tregimet për lojën e tij, golat dhe arritjet dhe unë nuk jam ndryshe. Dhe për këtë arsye, jam i mbush me krenari dhe nder që jam në krye të golashënuesve në histori, duke tejkaluar rekordin e Peles, diçka që nuk e kam ëndërruar derisa rritesha si fëmijë nga Madeira”.
“Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në këtë udhëtim me mua. Bashkëlojtarëve, kundërshtarëve, tifozëve për lojën e bukur në të gjithë botën, dhe mbi të gjithë për familjen, miqtë e ngushtë: Me besoni kur them se nuk do kisha bërë asgjë pa ju”.
“Tani mezi pres për ndeshjet e radhës dhe sfidat. Rekordet e tjera dhe trofetë. Besoni, ky tregim ende është larg përfundimit. E ardhmja është nesër dhe ka shumë që mund të fitohet me Juventusin dhe Portugalinë. Bashkoheni me mua në këtë udhëtim. Shkojmë”, shkroi ai.
View this post on Instagram