Kreu i Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka sqaruar se pse pranoi që opozita të bëntë një marrëveshje me PS për zgjedhjen e presidentit, e cila më pas dështoi.
Alibeaj u shpreh se ata besuan se do të kishin një proces të rrugullt.
“Ne mund të kishim të drejtë të thoshim; presidentin e duam ne. Ne ofruam këto rregulla, sipas të cilit ne propozojmë. Ai që do jetë president/presidente të marrë në dorë fatin politik. Një president i gjithë pranuar mbi palët, që qëndron mbi palët, duhet. Një nen garantues, jo lojë shahu që thotë na e ofro me 20 firma. Mund t’ju duket romantike kjo.
Ky do të duhet të jetë modeli se si presidenti duhet të jetë normal, jo produkt i kulisave, por që i qëndron të dyja palëve. Procesi i zgjedhjes së presidentit ë republikës nuk është eksperiment. Kanë 8 vite shqiptarët, e dinë se ça është. Kanë rrëmbyer gjithçka. Ne besuam të kishim një proces rregullash, pastaj emra. Po ç’ti bëj unë këtyre njerëzve që dinë vetëm të hanë fjalët?! Ne kemi detyrë të kontribuojmë për të nxjerrë presidentin, ne e dimë që në raundin 4 dhe 5 i ka votat. Fatkeqësisht sipas formulës së 2008 edhe një vjedhjes zgjedhjesh mund ta zgjedhë presidentin. Mjeti ynë i vetëm është ti qëndrojmë rregullave.
Vendimi i grupit ishte që procedura të zbatohet në 3 raundet e para. Edhe nesër do shkojmë e do i them a i qëndron dokumentit, për të cilin thatë para pak ditësh që ishit dakord”, tha Alibeaj./albeu.com