“Është shumë vonë për ndryshime”, Komisioneri për Zgjerimin: Votoni marrëveshjen e 5 Qershorit

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheley, bëri të qartë se Komisioni Europian nuk mbështet nismat për ndryshimin e sistemit zgjedhor disa muaj para zgjedhjeve. Në një qendrim në Tëitter, Komisioneri Për Zgjerimin kërkoi miratimin nga Parlamenti të Marrëveshjes së 5 Qershorit, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Në një kohë kur bëhet deklarata e Komisionerit, kryeministri Edi Rama është duke justifikuar vendimin e tij për të pranuar listat e hapura, që shkon në prekjen e Kushtetutës, dhe në ndryshimin e saj.

Deklarata e plotë

Reforma zgjedhore në Shqipëri: Është e rëndësishme që reforma e dakordësuar me 5 qershor të adoptohet nga Parlamenti SA MË SHPEJT në sesionin aktual, me qëllim që të mundësojë zbatimin e ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevoijten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE.


Shtuar 10.07.2020 11:36