Vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, tronditi opinionin publik, pasditen e 27 prillit 2020. Ky eliminim u krye pikërisht nga Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, të cilët pas arrestimit kanë rrëfyer edhe krimet e kobshme të tyre. Dy vëllezërit u ekzekutuan me armë rreth orës 16:40 te tregu i makinave në Shenavlash, te zona e Nishtullës.
Në dëshminë e Henrik Hoxhajt lidhur me këtë vrasje. Ai shprehet se për këtë “punë” gjatë kohës së pandemisë është kontaktuar nga Nuredin Dumani për eliminimin e Besmir Haxhiat, për një shumë prej 70 mijë eurove. Në këtë punë, Henrik Hoxhaj rrëfen para hetuesve se Nuredin Dumani ka marrë pjesë edhe vetë. Pasi janë siguruar mjetet me të cilën do kryhej krimin, një makinë tip “Toyota” ngjyrë e errët si dhe tre kallashnikovë.
Më tej Henrik Hoxhaj shprehet se në pritë Besmir Haxhian e ka nxjerrë Klevis Alla i cili ishte edhe shofer i makinës tip “Toyota”. Ata kanë lënë takim për tek pazari i makinave. Besmir Haxhian kishte qenë bashkë me të vëllanë. Në këtë moment makina e autorëve ka dal paralel me të dy vëllezërve Haxhia dhe në këtë moment është hapur zjarr ndaj tyre.
“Nuredini zbriti nga makina dhe gjuajti përsëri por në këtë moment atij i ngec automatiku dhe unë duke parë këtë gjë hapa derën dhe mora automatikun tjetër dhe gjuajta dhe disa fishekë drejt Golfit, dhe më pas ika. Nuk e mbaj mend se nga cila rrugë ikëm. Unë dhe Dumani kemi hipur në makinë, në një mjet tip Benz dhe jemi larguar drejt Tiranës. E pyeta Dumanin nëse shoferi e kishte djegur mjetin apo jo. Dumani më tha që e kishte djegur. Më pas mora vesh në media që ishte kapur shoferi ynë Klevis Alla bashkë me makinën. Kur kam parë fytyrën e tij në TV e pashë se ishte i njëjti person që ishte në makinë me mua dhe Nuredinin.” mësohet të jetë shprehur Henrik Haxhiaj.
18 të arrestuar dhe 14 në kërkim, janë të akuzuar për një sërë krimesh nga operacioni ‘Plumbi i artë’ i SPAK, ndërkohë 18 të prangosurit u lanë me masën ‘arrest me burg’ nga GJKKO. Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin./albeu.com