Horrori në shtëpine e Zhaneta Josifit në Tiranë, Kombinat, vazhdon të trondisë shqiptarët.
Ish-kreu i Kulteve Ilir Kulla dhe pastori Akil Pano ngrenë shqetësimin se në Shqipëri operojnë sekte satanike të cilat janë të rrezikshme.
Të lidhura
None found
“Unë besoj se ajo mund të jetë edhe një ritual i ndonjë sekti satanik. E kam thënë se sektet satanike operojnë në Shqipëri”– tha Ilir Kulla.
Operimin e sekteve satanike në Shqipëri e mbështeti edhe pastori i Pano.
“E kam thënë edhe në emision të hënën për ekzistencën e sekteve satanike. Ka shumë satanistë që kanë komentuar. E keni të emisioni në youtube. Janë mbi 33 komente të tilla. Në Shqipëri ke satanist”- tha Akil Pano.
“Nga e vini re që janë satanistë?”- e pyeti gazetarja Eni Vasili në “Open”.
“Po ata flasin për eksorcizma, flasin për pushtetin e errësirës, për pushtetin e satanit”– tha Pano.
