Dj Sardi na tregon për herë të parë portretin e të birit

Dj Sardi dhe parterja e tij Jonisa janë prindër të një djali të cilin e kanë quajtur Zais Denzel.

Për shumë kohë ata e kanë mbajtur të fshehtë portretin e të birit, por si duket ditën e sotme Sardi ka vendosur të na i ëmbëlsojë ditën me një foto ku shfaqet përkrah të birit.

Në një postim në rrjetin social Instagram Sardi ka shkruar:

“Unë jam mirënjohës për çdo buzëqeshje që më jep, çdo e qeshur që vjen nga ti dhe për çdo herë që më mban gishtin… ❤️ Gëzuar 4 muaj, ZAIS DENZEL, Babi të do❤️”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DJ SARDI (@sardi.shehu)

Kujtojmë se në dhjetor të vitit që lamë pas Sardi tregoi se po bëhej baba për herë të parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DJ SARDI (@sardi.shehu)

Më vonë, vetë ai dhe partnerja e tij Jonisa e konfirmuan këtë lajm me foto tepër të ëmbla, ndërsa në janar pritja e ëmbël mori fund.

Sardi dhe partnerja u bënë prindër për herë të parë, teksa Jonisa solli në jetë një djalë. Vetë Dj e ndau këtë lajm të bukur me të gjithë ndjekësit e tij, duke zbuluar edhe emrin e të birit.

” GJITHE BOTA MU SHEMB PERPARA TEJE •

Zais Denzel Shehu • 22.01.2022????”- shkruante Sardi krahas fotos së parë me të birin.
Në një intervistë për emisionin “Ditë e re”, Dj Sardi tha se Zais është emri i zgjedhur nga ai dhe partnerja, kurse Denzel është vendosur nga kumbari, Alesio Alia, modeli shqiptar që jeton në Australi.

“Nuni i djalit është Alesio Alia. Kemi pasur disa emra dhe duke parë sa i veçantë është zgjodhëm këtë, Zais Denzel. Nuk kishim zgjidhje tjetër sepse babi me emrin Sardi, mami Jonisa, për djalin duhej një emër i veçantë. Kemi patur disa alternativa por zgjodhëm këtë sepse sikur s’ishte dëgjuar, nuk ishte përdorur më parë.”/albeu.com


Shtuar 22.05.2022 14:54

Tags: