“Urime për proceset model monist”, denoncon vëzhguesi i Ibsen Elezit: Nuk më lanë të monitoroja

“Rithemelimi” është duke mbajtur zgjedhjet në 108 qendra për kreun e ri të Partise Demokratike. Në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i PD-së në Kukës Ibsen Elezi.

Pas votimit në selinë blu Elezi u shpreh se procesi ka pasur disa problemetika për gjithësesi ai nuk është tërhequr nga gara.

Një rast i parregullsisë është bërë publik në degën e PD në Korçë, ku Eduard Topalli, vëzhgues i Elezit denoncon se nuk është lejuar të monitorojë procesin e votimit.

Ai e quan këtë “proces model monist”  si edhe me ironi i uron suksese në jetë “komunistëve” të PD-së në Korçë.

Postimi i plotë:

“Të nderuar miq, sot në PD Korçë votohet, vota juaj do ruhet dhe numërohet nga të njëjtët njerëz që numëruan votat për kryesi..

Vëzhguesi i kandidatit Ibsen Elezi (që duhet të isha unë) nuk u lejua të monitorojë..

Urime për “proçeset” model monist..

Suksese në jetë komunistëve të PDsë Korçë..”, shkruan Topalli. /albeu.com