Ishte shpallur në kërkim për vrasje, merr fund arratia 4 vjeçare e shqiptarit në Greqi

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej katër vitesh është arrestur së fundmi në Greqi.

Protothema.gr shkruan se 27-vjeçari ishte arratisur nga Shqipëria për t’i shpëtuar burgut.

I riu shqiptar u kontrollua nga efektivët e policisë vendase mbrëmjen e së premtes 20 maj, ku u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar.

Menjëherë policia e arrestoi, më pas 27-vjeçari u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Kalamatës.  Ndërkohë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.