Disa mbetje eshtrash njeriu janë gjetur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjës.
Ekzaktësisht eshtrat janë gjetur në fshatin Ardenicë dhe ka qenë pikërisht shtetasi A. H., 55 vjeç, i cili duke punuar në tokat e tij, ka gjetur pjesë kockash si ato të eshtrave të njeriut, të cilat i përkasin një periudhe të hershme.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike./albeu.com/