Me Feynoord apo Romën? Ja kë mbështet Presidenti i FSHF-së

I ftuar në Radarin Informativ në Abc News, presidenti i FSHF, Armand Duka foli për zhvillimin e finales së Conference League mes Romës dhe Feynoord e cila zhvillohet më 25 maj në Air Albania.

I pyetur se për cilën skuadër bën tifo, Duka tha se do donte që të ta fitonte Roma duke parë që në ekipin italian luan Marash Kumbulla.

Të lidhura

None found

Si u bë përzgjedhja për Shqipërinë?

Duka: Proceset janë standarde për organizmin e çdo eventi, federatat e interesuara marrin pjesë në tender, bëjnë kërkesë. Kushti i parë është padyshim stadiumi, pastaj kapaciteti i hotelerisë, kapaciteti i aeroportit, aksesimi. Të gjitha këto vlerësohen nga UEFA dhe kandidatët votohen. Në rastin konkret fitoi Shqipëri.

Finalja është e paparashikuar, varet edhe nga fakti që ke shumë pak kohët të rikuperosh. Është shumë e vështirë ta parashikosh, por duke pasur parasysh se jemi pak më afër Italisë, kemi dhe një futbollist në gjirin e Romës do doja ta fitonte Roma.


Shtuar 20.05.2022 20:16

Tags: ,